Fotot që kurrë nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale

Është shumë e rëndësishme të keni kujdes se çfarë postoni. Këto kurthe të postimeve mund të rrezikojnë punën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe identitetin tuaj.
Bileta udhëtimi
Mburrja online rreth udhëtimit tuaj të ardhshëm mund të duket e padëmshme, por bërja e një fotoje të biletës tuaj të udhëtimit me të dhënat tuaja është përfundimisht e rrezikshme.
Sigurisht, shokët tuaj tashmë e njohin emrin tuaj dhe mund ta dinë edhe destinacionin tuaj, por sipas Brian Krebs, i specializuar në tregimet hetimore mbi krimin kibernetik dhe sigurinë kompjuterike, të dhënat e tjera tuajat personale janë në rrezik.
Të dhënat tuaja si pasagjer mund të rrezikohen me një postim social. Me pak dinakëri, hakerët mund të aksesojnë në numrin e telefonit, datën e lindjes, dhe madje edhe të dhënat e pasaportës.
Bazuar në numrin tuaj të rezervimit, kriminelët mund të zbulojnë edhe kur largoheni dhe ktheheni. Të diturit se askush nuk është në shtëpi mund të tërheqë vjedhësit që të thyejnë shtëpinë ndërsa jeni larg.
Paratë
Image result for money social media
Postimi i fotove të kartave e kreditit dhe tufave me para është vetëm një motiv për të kërkuar probleme.
Përveçse të treguarit se nuk keni aspak shije dhe maturi, duke bërë kështu, rritni shanset për t’ju plaçkitur. Gjithashtu shmangni plotësisht fotot (ose shkrepjet) që japin informacion financiar siç është emri i bankës suaj.
Bileta lotarie të fituara
Nëse jeni me fat sa të kapni një biletë lotarie, tregohuni të zgjuar që të mos mburreni.
Ndarja me të tjerët e biletave të basteve nuk është ndonjë përgjegjësi e madhe kur bëhet fjalë për shuma të vogla, por, nëse ata duan ta provojnë shansin edhe me ju, kriminelët mund të duplikojnë barcode të skanueshëm dhe të vjedhin fitimet tuaja.
Çertifikatë lindje
Postimi i informacioneve identifikuese në imediat sociale është e barabartë me humbjen e identitetit ose dhënien e tij.
Ndërsa një fotografi e certifikatës së lindjes të foshnjës suaj mund të duket si një lajmërim i ngrohtë nga zemra për një ndryshim të madh që ka ndodhur në jetën tuaj, ai mund ta vendosë fëmijën tuaj në rrezik ndaj vjedhësve të identitetit.
Sipas ekspertëve, duke lejuar që ky dokument qeveritar të bjerë në duart e një të huaji mund të sjellë dëmtime të përhershme.
Çertifikata e lindjes konsiderohet “dokumenti themelor i identifikimit” dhe ju siguron një kartë të re të sigurimeve shoqërore, pasaportë dhe patentë shoferi.
Kur dikush të marrë kontrollin e tij, parandalimi proaktiv i mashtrimit dhe vjedhjes është pothuajse i pamundur.
Puna që nuk është me të drejtë autori
Ju mund të jeni krenar për shkrimin dhe punimin tuaj, por duke postuar një pjesë të shkurtër të materialit që keni shkruar para se ta botoni, nuk është ideja më e mirë – veçanërisht nëse kërkoni ta dorëzoni në një revistë ose të merrni pjesë në një konkurs.
Edhe nëse shkrimi juaj ka vetëm vlerë sentimentale dhe nuk është saktësisht një Pulitzer-i denjë për ta postuar online, edhe kjo është e lehtë për njerëzit që të kopjojnë dhe më pas të pretendojnë të drejta mbi shkrimin tuaj.
Fëmijët (të cilët nuk janë tuajët)
Image result for children
Postimi i fotove të fytyrave të qeshura të fëmijëve mund të duket mjaft i pafajshëm, por është mirë të mendoni dy herë përpara se t’i postoni.
Sipas ekspertëve, ligjet për fotografinë dhe videot e fëmijëve po ndryshojnë në të gjithë botën. Bëni kujdes edhe me fotot e fëmijëve tuaj!
Po ashtu ka rregulla në lidhje me dërgimin e informacioneve identifikuese duke përfshirë shkollën e fëmijës, emrin e plotë ose vendlindjen, etj.
Lajmërimet e njerëzve të tjerë
Motra jote sapo të thirri të të tregojë se është shtatzënë dhe në të gjithë atë ngazëllim filloni të përpiloni një postim të shkruar në mënyrë të menduar rreth asaj se sa i lumtur jeni për të dhe sa të ngazëllyer do të jeni si një teze.
Pa harruar ta shoqëroni me foton me ultratinguj që motra juaj të ka dërguar. Mos e publikoni!
Një njoftim që nuk përfshin drejtpërsëdrejti ju – sidomos një jetë që ndryshon, si një angazhim apo shtatzëni – nuk është e juaja për t’u bërë.
Prisni derisa njerëzit të përfshihen për ta bërë atë zyrtarisht në internet së pari, dhe më pas të postoni urimet tuaja. Nëse ky postim nuk vjen kurrë, mos supozoni se ata harruan ta bëjnë një.
Ka ndoshta një arsye personale (ose ligjore) se ata nuk po transmetojnë lajmet online.
Fotot e dikujt tjetër
Image result for pictures
Duke vepruar kështu, mund të shkelni kushtet e shërbimit të kësaj platforme të mediave sociale dhe, më e rëndësishmja, ligjin.
Për shembull, seksioni pesë i Termave të Shërbimit të Facebook thotë:
Ju nuk do të postoni përmbajtje ose të ndërmarrni ndonjë veprim në Facebook që cenon ose shkel të drejtat e dikujt tjetër ose ndryshe shkel ligjin.
Ne mund të heqim çdo përmbajtje ose informacion që ju postoni në Facebook nëse ne besojmë se ajo shkel këtë Deklaratë ose politikat tona…
Nëse shkelni në mënyrë të përsëritur të drejtat e pronësisë intelektuale të njerëzve të tjerë, ne do ta çaktivizojmë llogarinë tuaj kur të jetë e përshtatshme.
Më tej, mund të mbani përgjegjësi për shkeljen e të drejtës së autorit nëse vendosni fotot që nuk janë tuajat pa pëlqimin. Kjo mund të rezultojë në pagimin e dëmeve monetare ose padisë, në varësi të natyrës së fotografisë.”

Comments

Popular posts from this blog

30 thënie motivuese, për atëherë kur ju nevojitet motivimi, më shumë se kurrë

10 thënie motivuese nga njerëz të mëdhenj

8 shprehje frymëzuese për motivim