Disa foto të fuqishme që ndryshuan botën!
Thënia e njohur se foto flet më shumë se 1000 fjalë, është e vërtetë pasi që në disa raste të flasësh nuk mund të zëvendsojë pamjen që paraqet një foto.
Ne kemi koleksionuar disa foto që ndryshuan botën dhe tregojnë gjërat në të cilat ka kaluar njerëzimi:
Mars 1999: Të ribashkuar pasi kishin lënë shtëpinë gjatë luftës në Kosovë, familjarët e kalojnë 2-vjeçarin Agim Shala përmes një gardhi me gjemba në duart e gjyshit të tij në një kamp refugjatësh në Shqipëri
2 shtator 2015: 3-vjeçari sirian Ailan Kurdi nxirret nga dallgët në një plazh të Turqisë, pasi varka me të cilën udhëtonte bashkë me familjen u fundos në Egje.
8 qershor 1972: Kim Phúc duke vrapuar e zhveshur në një rrugë pranë Trang Bangut, pas një sulmi me napalm nga forcat ajrore të Vietnamit të Jugut.
Shtator 2014: James Dorbor, 8 vjeçar, transportohet nga mjekët në një qendër kujdesi në Monrovia të Liberisë, pasi dyshohet se është prekur nga Ebola.
Bomba atomike, 1945
12-vjeçari që qan duke luajtur violin për mësusin e tij të preferuar, i cili pati fuqinë që t’i mësonte atij muzikën kundër dhunës dhe varfërisë.
Burri i kapluar nga dhimbja kur mësoi se vëllau i tij kishte vdekur.
Pasojat e ciklonit që goditi Myanmar në vitin 2008 duke lënë miliona njerëz të pastrehë.
Një çift përqafojnë njëri-tjetrin nën një fabrikë të shembur.
Fuqia e dashurisë dhe paqes mbi armët.
Comments
Post a Comment