10 rregullat e Elon Musk për të gjetur suksesin

fGjetja e suksesit është e vështirë për të gjithë.
Duajeni ose urreni atë, Elon Musk ka një rekord impresiv. Emri i tij u bë i njohur për hapësirën, veturat, internetin e shumë të tjera, por ju tashmë i keni ditur këto.
Ajo që ne duam që ju të dini është se si Elon Musk arriti të bëhet aq i suksesshëm dhe të ketë pasuri prej 20 miliard dollarësh?
Përgjigja më e afërt që kemi, është të ndjekim rregullat e tij për të arritur atë që doni në jetë dhe për të gjetur suksesin.
1. Kurrë mos u dorëzo;
Pasi deklaroi bankruptimin, ai nuk u dorëzua asnjëherë. Provoi përsëri. Ai në një intervistë tha : “Unë nuk dorëzohem kurrë, përvec kur të vdes.”
2. Duhet me të vërtetë ta duash atë që bën;
“Në çfrarëdo fushe të jeni futur, edhe nëse jeni më i miri nga më të mirët, gjithmonë ka një shans për dështim. Prandaj është me të vërtetë e rëndësishme ta duani atë që jeni duke bërë. Sepse nëse nuk  jë pëlqen, duhet ta dini se jeta është mjaft e shkurtë.”
3. Mos dëgjoni njerëzit e vegjël;
Nëse besoni në vetëvete, mos dëgjoni ata që ua kanë zili. Tregojuni atyre të kundërtën.
4. Keni guxim dhe rrezikoni;
“Tani është koha të rrezikoni. Sa më të vjetër që jeni aq më shumë obligime keni, dhe nuk merrni mundin të rrezikoni. Prandaj tani është koha e duhur të rrezikoni. O tani o kurrë!
5. Punoni “super shumë”;
“Punoni shumë. Çdo orë që nuk jeni në gjumë, punoni. Le të themi se dikush ka kompaninë e njejtë si tuajen, por ai punon 50 orë, kurse ju 100, atëherë ju do të bëni shumë më shumë se ajo  kompani për 1 vit.”

Comments

Popular posts from this blog

30 thënie motivuese, për atëherë kur ju nevojitet motivimi, më shumë se kurrë

12 arsye fantastike pse duhet të jeni në lidhje me një mësuese

10 thënie motivuese nga njerëz të mëdhenj